Ballina Lajme Kamerat në Korçë/ Kush janë personat nën hetim

Kamerat në Korçë/ Kush janë personat nën hetim

1

Janë zbardhur emrat e personave të vënë nën hetim nga policia për vendosjen e 39 kamerave në kundërshtim me ligjin në Korçë dhe Pogradec.

Nën hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private janë 9 shtetas, nga këta, 7  në Korçë dhe 2 në Pogradec.

Konkretisht, sipas News 24, nën hetim janë Zamir Muslli, Albina Qiraxhi, Gentian Çipi, Romeo Staravecka, Arben Berberi, Nevrus Llapushi, babai i Erion Llapushit, Gjergji Romaçka, Petrit Bregu, Marius Dvorani.

Disa prej tyre kanë dhe precedentë të mëparshëm penal.

  • Romeo Staravecka për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”
  • Nevrus Llapushi, babai i Erion Llapushi, person me rrezikshmëri të lartë i shpallur në kërkim për vrasjen e një personi në Elbasan.
  • Gjergji Romaçka, babai i Ligor Romaçkës, i dënuar për “Trafikim të narkotikëve”
  • Marius Dvorani, babai i tij me precedent penal të mëparshëm

Policia tha se kamerat ishin vendosur në disa lagje të qyteteve Korçë e Pogradec, me qëllim sigurimin e informacioneve,  për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë.

Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.