Ballina Lajme Ka filluar puna për përgatitjen e bregdetit të Semanit me afrimin e...

Ka filluar puna për përgatitjen e bregdetit të Semanit me afrimin e stinës së verës

2

Bashkia e Fierit ka filluar punën për të pastruar dhe “krehur” gjithë vijën bregdetare, për ta bërë gati për nisjen e sezonit të ri veror 2023. Ndërtimi i infrastrukturës së fashës së bregdetit vazhdon të mbetet prioriteti i punës së saj në 4 vitet në vazhdim, duke e bërë më të afërt bregdetin e Darzezës dhe Semanit për mijëra pushues fierakë dhe jo vetëm.

Një tjetër objektiv mbetet përmirësimet e shërbimeve publike në bregdet dhe do të diversifikohen aktivitetet sportive, artistike dhe kulturore. Pavarësisht periudhës zgjedhore puna e bashkisë së Fierit vazhdon në normalitet në të gjitha drejtimet duke pasur si objektiv përmbushjen e programit të hartuar në zbatimin e planit të investimeve.

/Tv Kombi/