Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëherësh Drejtuesi politik i qarkut Fier Taulant Balla ishte sot në ceremoninë konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak dhe betimit të kryetarit të ri të bashkisë së Divjakës, Josif Gorrea.
Balla është shprehur se besimi i dhënë nga qytetarët më 14 maj do të përkthehet në më shumë punë në shërbim të qytetarëve, si dhe falenderoi edhe ish Kryetarin Fredi Kokoneshin për punën e shkëlqyer gjatë kohës që ai ishte në krye të kësaj bashkie.
“Konstituohet Këshilli i ri Bashkiak dhe betimi i Kryetarit të Bashkisë Josif Gorrea të zgjedhur me votën e popullit të mrekullueshëm të kësaj bashkie më 14 maj. Josifi me eksperiencën e tij manaxheriale të suksesshme do të çojë përpara projektet transformuese për Divjakën. Mirënjohje e merituar për Fredi Kokoneshin për punën e shkëlqyer gjatë tre mandateve të tij si Kryetar i Bashkisë Divjakë”.