
Johnny Depp ka fituar gjyqin për shpifje ndaj ish-bashkëshortes Amber Heard, të cilën e paditi për abuzim në familje.
Juria vendosi këtë të mërkurë në favor të Johnny Depp, duke justifikuar qëndrimin e tij se Heard sajoi pretendime se ajo ishte abuzuar nga Depp para dhe gjatë martesës së tyre të shkurtër.Juria në procesin gjyqësor që u zhvillua maratonë në SHBA, ka vendosur në favor të Johnny Depp duke pranuar padinë kundër ish-gruas Amber Heard (36 vjeçe) për shpifje. Ai do të marrë 15 milionë dollarë dëmshpërblim
Vendimi mund ta ndihmojë yllin të rehabilitojë imazhin e tij, të paktën kjo është shpresa e tij, pas një gjyqi televiziv që u shndërrua në një spektakël të një martese të mbrapshtë.
Depp e paditi Heardin për shpifje në Gjykatën e Qarkut Fairfax lidhur me një shkrim të dhjetorit 2018 që ajo shkroi në “The Washington Post” duke e përshkruar veten si “një figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”. Avokatët e tij thanë se ai ishte shpifur nga artikulli edhe pse nuk përmendte kurrë emrin e tij.