Ballina Vendi Jepet alarmi në Greqi, një pluhur misterioz mbulon vendin ku u rrëzua...

Jepet alarmi në Greqi, një pluhur misterioz mbulon vendin ku u rrëzua avioni, mbërrijnë ekipet e mbrojtjes nga sulmet biologjike

1

Kryetari i bashkisë së Pangait, Philippos Anastasiadis, njoftoi pak më parë vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në fshatrat përreth zonës ku ra avioni i mbushur me armë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Duke komunikuar me gazetarët, ai kërkoi nga banorët e fshatrave që të mos i afroheshin zonës as në këmbë, ndërkohë që lëvizja e makinave dhe mjeteve bujqësore në zonë është e ndaluar pasi sipas tij nuk dihet ende se sa mund të jenë shpërndarë copat e shkatërruara të avionit të rrëzuar, por edhe armët që ndodheshin në të.

Ka të dhëna që avioni ishte duke transportuar 12 ton armë, kryesisht predha mortajash dhe kjo e bën të rrezikshëm lëvizjen në zonë.

Autoritetet vendase presin mbërritjen e kompanisë speciale ndërdisiplinore të mbrojtjes bërthamore, biologjike dhe kimike, e cila do të kontrollojë pluhurin e bardhë që është shpërndarë rreth rrënojave të avionit dhe do të vendosë nëse ato kanë rrezikshmëri për banorët.

Droni zbuloi anëtarët e ekuipazhit të vdekur

Gjymtyrë njerëzore të copëtuara dhe pa shenja jete, këto janë gjetjet më të fundit nga droni i zjarrfikësve dhe kamerat termike të përdorura, mëngjesin e së dielës, në zonën ku u rrëzua avioni Antonov, midis vendbanimeve Paleochori dhe Antifilippi, në komunën e Pangaios të Kavals. /abcnews.al