Familjarët e 27-vjeçares që u hodh nga kati i katërt i ndërtesës ku banonte kanë ngritur dyshime të forta për vdekjen e saj.
Tezja e së resë ka folur për mediat dhe ka thënë se ajo nuk e ka ndërmarrë vetë një akt të tillë, teksa akuzon personazhin e TikTok, Altin Çoku, se ka gisht në vdekjen e mbesës së saj.
“Punonte te shtëpia e tij pastruese, ca ka ndodh unë nuk e di. Punoi dy tre ditë pastaj e la se si duket filluan kërcënimet e problemet e tjera. Goca nuk e ka bërë një gjë të tillë vetë. Njerëzit që kishin publikuar fotot, tani e kanë ndryshuar foton që do të thotë nuk ka dorë vetëm ai plehra, ka dorë edhe dikush tjetër. Policia ka një video ku ka ndodh çdo gjë, nuk na ka lajmëruar.
Ai e ka kërcënuar, unë nuk e di ca ka ndodh, unë po pres një raport nga policia”, ka thënë tezja e së resë.
Pjesë nga intervista:
Ku bazoheni?
Nga mesazhet që kam parë. Unë kam ardhur dje pasi ka ndodh cdo gjë.
Sa kohë ka që nuk është takuar me bashkëshortin?
Që kur është kthyer nga Kosova. Kanë pasur komunikim prej gocës, se kanë gocën normal që do kenë komunikim për gocën.
Dyshimet janë te personi i arrestuar, apo vetë persona të tjerë të përfshirë?
Vetë ke ai dhe shokët e atij, nuk e di cili shok tjetër.
A mendoni se mund të ketë bashkëpunuar me 39-vjeçarin për të kryer një akt të tillë?
Jo, absolutisht jo. Për çfarë. Ajo ka një fëmijë 2 vjeçe. S’do e kishte bërë kurrë një gjë të tillë.
Kush ishte në banesë kur ndodhi ngjarja?
Në banesë ishte motra e vet, vëllai, goca dhe nëna e vet. Gjithë ishin atje, ajo doli të pijë një cigare që mos të bezdiste gocën me tymin dhe ndodhi. Nuk dimë gjë tjetër.
27-vjeçarja dyshohet se u vetëvra pas publikimit të një fotoje intime në rrjetet sociale nga personazhi i TikTok-ut, Altin Çoku. Ky i fundit është arrestuar për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.