Ballina Lajme “Jam shumë e lodhur”, Aishe Haklaj 12 orë në SPAK: Kemi ende...

“Jam shumë e lodhur”, Aishe Haklaj 12 orë në SPAK: Kemi ende besim te Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme

3

Për 12 orë me radhë, Aishe Haklaj, ka qëndruar në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme SPAK sëbashku me avokatin e saj Idajet Beqiri.

Para mediave ajo foli shkurt, duke mos dhënë asnjë informacion rretj asaj çfarë ka deklaruar në prokurori për shkak të lodhjes por edhe sekretit hetimor.

“Pushteti i vetëm që kemi mundur ti drejtohemi deri tani, besimi jonë është ende te SPAK dhe Gjykata e Posaçme. Nuk mund të them më shumë për shkak të sekretit hetimor. Kemi këtu njeriun e besuar të familjes, avokatin tonë Idajet Beqiri.”

Nuk dihet shkaku ende shkaku zyrtar i thirrjes së saj pranë ambienteve të institucionit, por mësohet se motra e Haklajve ka pasur një flet thirrje në kuadër të një hetimi.

Dyshohet se ajo është marrë në pyetje pasi Muharrem Haklajt dhe Aishe Haklaj, kanë çuar ish-kryeministrin Sali Berisha para SPAK me akuzën se bashkë me bandën e tij të armatosur ka shfarosur familjarët e tyre në Tropojë.