Ballina Lajme “Jam qelibar”, skandali tek Onkologjiku, mjekja Alketa Pere: E dija që i...

“Jam qelibar”, skandali tek Onkologjiku, mjekja Alketa Pere: E dija që i çonin pacientët me kancer te privati

74

Mjekja Alketa Imeri Pere, e pezulluar nga puna pas skandalit në Spitalin Onkologjik, ka mohuar të ketë lidhje me dërgimin e pacientëve në spitalin privat “Megis”.

Ajo u shpreh në “Top Story” se nuk i ka thënë ka thënë asnjëherë pacientëve të shkojnë tek privati.

 

“Një mjeke me 30 vite eksperiencë që ka shpëtuar mijëra jetë njerëzish. Kam shkuar në punë në ’97 mes plumbave, as në kovid se ndala punën. Marrëdhëniet më të dobët e kam me kirurgët sepse i kam thënë mos i çoni pacientët tek spitalet tuaja private.

I kam dërguar një mesazh para disa kohësh drejtoreshës ku i thashë për problematikën. E dija që çonin pacientët tek privati. Nuk e di çfarë të them për ndëshkimin. Jam qelibar, kurrë në jetën time ti kem thënë pacientit që të shkojë tek privati për të bërë qoftë një analizë”, tha Alketa Pere.