Ballina Lajme “Jam i pafajshëm”,burg për mësuesin që u dhunua në Tepelenë, akuzohet për...

“Jam i pafajshëm”,burg për mësuesin që u dhunua në Tepelenë, akuzohet për ngacmim seksual

2

Ka dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, mësuesi i Fizkulturës Kleanthi Laçit, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të mitura.

Mësohet se prokuroria ka kërkuar burg pa afat për mësuesin e edukimit fizik në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në qytetin e Tepelenës.  Ndërsa mësuesi ka mohuar të ketë ngacmuar seksualisht nxënëset e tij duke deklaruar se është i pafajshëm.

Ndërkohë, pas paraqitjes se provave, gjykatësja Suela Dashi ka dhënë vendimin me 40 dite paraburgim ndaj Kleanthi Laçit i cili këtë dënim do ta vuaje pasi te dale nga spitali rajonal i Gjirokastrës nga ku po kurohet pas dhunës se ushtruar ndaj tij te dielën e kaluar prej vëllait te njërës prej minoreneve te pretenduara se është ngacmuar seksualisht prej mësuesit./Opinion.al