Reperi i njohur Stresi ka reaguar pas lajmit të publikuar në lidhje me jetën e ish-bashkëshortes së tij, Kejsi, e cila pas ndarjes i është rikthyer jetës së saj në Kanada, duke punuar si kamariere.
Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi ka vlerësuar Kejsin, si një vajzë punëtorë që gjithmonë nuk pranonte asnjë cent nga askush.
Ai thotë se ajo është një vajzë e ndershme dhe jo si shumica e vajzave të tjera që siç shprehet “për të pasur para shkojnë me moshën e babës tim”
“Të paktën punonte dhe ja dilte më së miri, ka lezet. Ka ekonominë e vet, gjithmonë kështu ka qenë, vajzë që s’pranonte asnjë cent nga askush. Vajzë e ndershme, e edukuar, jo po si shumica e vajzave ne Shqipëri që shkojnë me moshën e babes tim s’kanë pikë karakteri. Lum Kush ngel beqar ne Shqipëri se 80% nga mosha 17 e sipër janë degraduar”, shkruan Stresi në koment.