Ballina Lajme Ja cilat kategori përfitojnë nga përjashtimi nga taksa vjetore e mjeteve

Ja cilat kategori përfitojnë nga përjashtimi nga taksa vjetore e mjeteve

1

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar kategoritë që përfitojnë nga përjashtimi nga taksa vjetore e mjeteve.

Në një status të publikuar në faqen zyrtare në “Facebook”, DPSHTRR bën me dije se kategoritë që përfitojnë nga ky shërbim publik social janë: invalidët e punës, personat e verbër, të sëmurët paraplegjikë dhe tetraplegjikë, si dhe personat me aftësi të kufizuara.

“Veprimet njihen vetëm kur bëhen në emër të qytetarit me status “invalid” dhe duhet që mjeti të jetë deri në 4+1 vende dhe me cilindratë jo më shumë se 2500 kubikë. Dosja e mjetit, e qytetarit me status “invalid” dhe dosja e invaliditetit e tij duhet të jenë në Rajonalen ku ka vendbanimin qytetari me këtë status sipas Gjendjes Civile”-thuhet në njoftim.

Ndërkaq, dokumentet që kërkohen janë:

Libreza e invaliditetit, vërtetim të KMCAP-it nga e-albania ose vërtetimin origjinal/i noterizuar lëshuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për periudhën përkatëse të invaliditetit; Vendimin e Komisionit të Përcaktimit të Verbërisë; Vërtetimin që nuk zhvillon aktivitet privat; Dokument identifikimi i personit me status “invalid” që ka në pronësi mjetin”.