Ballina Lajme Iu vendos lëndë plasëse në banesë, flet shefi i Krimeve në Shkodër:...

Iu vendos lëndë plasëse në banesë, flet shefi i Krimeve në Shkodër: Nuk kam konflikt me askënd

1

Pëllumb Shpati, shefi i Krimeve në qytetin e Shkodrës, të cilit iu vendos tritol në banesë në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk e di se kush mund të jetë autor i vendosjes së lëndës plasëse.

“Nuk kam asnjë konflikt me askënd dhe nuk e di se kush mund ta ketë bërë”-ka deklaruar ai.

Më herët, në një reagim për gazetarët, babai i tij Gjergj Shpati, tha se shpërthimi ishte tejet i fortë dhe shkaktoi dëme materiale.

Në banesë jetojnë 3 familje, gjithsej 17 persona, nga kati i parë në të tretë. Gjergj Shpati dyshon se gjithçka ka ndodhur për shkak të detyrës së të birit.