Një 30-vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua në Livorno. Ai pasi u kap me 40 kg kokainë në shtëpi. Agjentët, gjatë një shërbimi për parandalimin dhe shtypjen e krimeve kundër trafikut të drogës, vunë re një person të dyshimtë. Ata e ndaluan dhe 30-vjeçari pranoi se ruante substanca narkotike të fshehura brenda një valixheje në shtëpinë e tij.
Brenda valixhes u gjet rreth 40 kilogramë kokainë. Sasia e madhe e gjetur e kokainës, vlera e së cilës me shumicë shkon rreth 1.5 milionë euro, ishte gati për shitje.