Një 21 vjeçar shqiptar është arrestuar nga Guardia di Financa në Savona, pasi po përpiqej të merrte një ngarkesë me drogë të fshehur në një kontejner në zonën doganore të portit të Vado Ligure (Savona) në Itali.
Kontejneri i ngarkuar me banane kishte mbërritur në port në bordin e anijes “Maersk Penang”, nga Ekuadori.
21 vjeçari kishte hyrë fshehurazi në zonën e portit dhe u kap teksa po merrte drogën nga kontenieri.
Ngarkesa me peshë 81 kg kokainë ishte e ndarë në 75 pako, shkruan agjencia e lajmeve në Itali, ANSA.
21-vjeçari i pastrehë, u arrestua me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe u dërgua në burgun Marassi në Xhenova.
Kjo është ngarkesa e tretë me drogë e sekuestruar në këtë port prej fillimit të 2023.
/rtsh.al/