Ballina Lajme Ishte shpallur në kërkim për trafikim emigrantësh, policia e Gjirokastrës dhe e...

Ishte shpallur në kërkim për trafikim emigrantësh, policia e Gjirokastrës dhe e Tiranës prangosin një 37- vjeçar nga Fushë- Kruja

2

Trafikimi i disa shtetasve të huaj për qëllim fitimi, i ka kushtuar një qytetari në Gjirokastër. Policia e këtij qyteti bëri të ditur se në bashkëpunim me blutë e Tiranës, ka kapur dhe ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim, si organizator i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

“Falë punës intensive dhe profesionale, si dhe duke u mbështetur në inteligjencën informative, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin F. M., 37 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 20.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Gjatë operacionit policor “Road Guard 17”, i zhvilluar në datën 01.05.2022, u arrestuan në flagrancë 2 shtetas, të cilët u kapën në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, duke transportuar me automjetin tip furgon, 11 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. M. ka qenë organizatori i kësaj veprimtarie kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”- informon policia.

/rtsh.al/