Ish-astronauti amerikan Buzz Aldrin është martuar për herë të katërt, ndërsa dita e zgjedhur për ceremoninë është ditëlindja e tij e 93-të.
Z. Aldrin drejtoi Apollo 11 në udhëtimin e tij historik në hapësirë në vitin 1969, duke u bërë një nga dy njerëzit e parë që eci në Hënë pas komandantit të misionit, Neil Armstrong.
93-vjeçari tha se ai dhe gruaja e re Anca Faur ishin të emocionuar njëlloj si të ishin adoleshentë.
Fotografitë nga ceremonia e tyre në Los Anxhelos u shpërndanë nga zoti Aldrin në Twitter.
“Në ditëlindjen time të 93-të kam kënaqësinë të njoftoj se dashuria ime prej kohësh, Dr Anca Faur dhe unë kemi lidhur martesën”, shkroi ai në Twitter.

(BalkanWeb)