Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi. Mediat greke shkruajnë se 53-vjeçari ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga skela, teksa po kryente punimet në një banesë.
Mësohet se shqiptari ka rënë nga një lartësi prej 2.5 m dhe ka vdekur në vend.
Menjëherë janë lajmëruar autoritetet dhe policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, për të hetuar më shumë rreth aksidentit fatal.
(BalkanWeb)