Një 37-vjeçar është ekstraduar nga Greqia ditën e sotme. Bëhet e ditur se Sajmir Brahimi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vitin 2016, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Shtetasi Sajmir Brahimi, në bashkëpunim me shtetasin Q. B., në vitin 2014, në Sarandë, i ka vjedhur me dhunë shtetasit F. B., një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 3 aparate celulare. /abcnews.al/