Disa shtetas të huaj mbetën në det të hapur dhe e kishin të pamundur vazhdimin e lundrimit, me mjetin e tyre lundrues që kishte pësuar defekt duke kërkuar ndihmë nga Policia Kufitare e Vlorës.
“Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim për 3 shtetas që ishin duke lundruar në det, përballë derdhjes së lumit Seman, me një mjet veliere me të cilën ishin nisur nga Kroacia dhe e kishin të pamundur të vazhdonin lundrimin e tyre në drejtim të Turqisë ku kishin dhe destinacionin, pasi mjeti lundrues kishte pësuar defekt.
Shërbimet e Policisë i kanë shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare drejt Stacionit Kufitar të Triportit. Të tre shtetasit aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore”, bën me dije policia.