Ballina Lajme Ish-zyrtarja Alda Klosi transferohet nga spitali drejt paraburgimit

Ish-zyrtarja Alda Klosi transferohet nga spitali drejt paraburgimit

1

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi është transferuar nga spitali i QSUT-së, në paraburgim. Lajmi konfirmohet nga gazetari Igli Çelmeta.

Mësohet se transferimi i ish-zyrtares, ndaj të cilës Gjykata caktoi para dy ditësh masën ‘arrest me burg’, është kryer rreth orës 15:00. Gazetari raporton se Alda Klosi eshte transferuar ne burgun e grave 325 në “Ali Dem”.

42-vjeçarja eshte vendosur ne dhomen e observimit te paraburgimit ku do qendrojë 5 deri ne 10 dite dhe me pas kalon ne dhome paraburgimi. Kujtojmë që ne burgun e grave ndodhet edhe pastruesja e Alda Klosit, Rozeta Dobi. Klosi akuzohet për veprat penale; “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “deklarim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore”.