Spanjë- Një ish-ushtarak shqiptar ka rënë në prangat e policisë spanjolle pasi u kap duke punuar në një shtëpi bari.
Mësohet se në pranga ka rënë dhe partnerja e tij, ndërsa në shtëpinë e barit janë sekuestruar gjithsej 492 bimë marijuanë dhe 131 kilogramë gati për shitje.
Gjithashtu, në shtëpinë, e cila kishte masa të mëdha sigurie, u gjetën gjithsej 15 thika të ndryshme që i përkisnin të arrestuarit.
Bodrumi i shtëpisë ishte përshtatur për mbjellje, plotësisht i izoluar nga drita e jashtme për të kontrolluar rritjen e bimëve të marijuanës si dhe për të kamufluar sa më shumë erën e saj.
Shtëpia ishte e rrethuar nga kamerat e vëzhgimit, të gjitha të kontrolluara nga i arrestuari nga një dhomë me monitor. Hetimi filloi pas disa ankesave anonime, në të cilat deklarohej se shtëpia mund të kishte një plantacion marijuane.