Ballina Lajme Ish-ministri Genc Ruli paraqitet në SPAK

Ish-ministri Genc Ruli paraqitet në SPAK

1

Është paraqitur ditën e sotme në SPAK ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli.

Mësohet se Ruli do të pyetet për privatizimin e Kompleksit Partizani.

Ditën e djeshme dha deklarimet e tij për këtë çështje ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes të Logjistikës FA, Vladimir Qiriazi.

Kallëzimi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku është ndërtuar një kompleks pallatesh, është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Balla në padi akuzon për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e Jamarbër Malltezi dhe ish-ministrin Arben Imami./Opinion.al