Ballina Lajme Ish-kryetari i parë i Libohovës-Berishës:Martove djalin,një kuti llokume nuk na e solle

Ish-kryetari i parë i Libohovës-Berishës:Martove djalin,një kuti llokume nuk na e solle

2

Takimi i sotëm i kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha me banorët e Libbohovës është shoqëruar me batuta.

Ka qenë ish-kryetari i parë i Libohovës i cili teksa fliste e ka uruar kryedemokratin për martesën e djalit të tij Shkëlzen me Armina Mevlanin, ndërsa mes humorit, i tha Berishës se nuk u ka sjellë llokume.

“Dua t’ju uroj për një gëzim personal tuajin. Keni martuar djalin, po një kuti me llokume nuk e prure”, tha ish-kryetari i parë i  Libohovës.