Ballina Lajme Ish-deputeti Frroku pritet me përqafime pas lirimit. Çfarë thotë ai për sherrin...

Ish-deputeti Frroku pritet me përqafime pas lirimit. Çfarë thotë ai për sherrin me banorët në Kepin e Rodonit

24

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Mark Frroku është pritur me përqafime pasi Gjykata e Durrësit i caktoi një masë më të lehtë sigurie se ajo e arrestit me burg për sherrin për pronën në Kepin e Rodonit.

Pas lirimit në sallën e gjyqit, ai tha se ishte në vendin e punës kur u sulmua duke akuzuar banorët e zonës për konfliktin. “Ishim në vendin e punës, konform të gjitha ligjeve shqiptare në fuqi. U konfliktuan ata që erdhën. Ne ishim në vendin e punës. Çfarë të them më tepër”, tha ai.