Ballina Lajme Investimi në rrugën “Mirëkuptimi” krijon lehtësi në komunikimin mes banorëve të Mbrostar...

Investimi në rrugën “Mirëkuptimi” krijon lehtësi në komunikimin mes banorëve të Mbrostar Ferkos dhe unazës perëndimore të qytetit të Fierit.

1

Prej disa muajsh është duke u punuar jo vetëm me intestitet për realizmin e punimeve por edhe duke u kujdesur që këto punime në rrugën Mirëkuptimi në lagjen “15 tetori”. Ky investim është në kuadër të politikave urbanizuese që po ndjek bashkia e Fierit për të shkuar nga qendra drejt periferisë me investime. Punimet po kryhen nga ndërmarrja e punëve publike dhe në këtë aks rrugor janë kryer së pari investimet në rrjetin e ujësjellësit, vendosjen e matësve të konsumit për çdo familjar duke vazhduar punën më tej në drejtim të rehabilitimit të plotë infrastrukturor të këtij segmenti rrugor tërësisht të rrënuar.

Aktualisht ky segment rrugor lidh lagjen Mbrostar Ferko me unazën perëndimore të qytetit. Kjo rrugë do të ketë gjerësi pesë metra dhe me trotuare nga një metër gjerësi në të dy anët. Falë dhe gjendjes së mirë të rrjetit të ujërave të zeza parashikohen ecje me ritme të larta në përfundimin e punimeve duke e pajisur edhe këtë rrugë me sinjalistikën rrugore dhe ndriçim.

Në zonat rurale dhe në urbane janë parashikuar një numër i ndjeshëm i vendosjes së ndriçuesve si me panele diellorë dhe me ata energji elektrike. Në këtë aks rrugor të ketë një vendosje të sinjalistika si vertikale dhe horizontale.

Gjatë inspektimit të punimeve në këtë akt rrugor së bashku me kryetarin e bashkisë së Fieri Armando Subashi, deputetit Taulant Balla ka përgëzuar zgjerimin e investimeve në zonat fundore të qytetit të Fierit dhe njësitë e tjera administrative. Për përmbushjen e parametrave bashkëkohore të këtij investimi është parë e nevojshme dhe prishja e mureve rrethues për të cilat është gjetur mirëkuptimi i komunitetit.

/Tv Kombi/