Investimet në infrastrukturën rrugore vazhdojnë të mbeten përparësi e punës së bashkisë së Fierit. Ato janë të përqendruar në shumë njësi administrative në territorin e bashkisë duke përdorur si asfaltimin, rërën bituminoze, etj.
Një investim i tillë është duke u kryer në rrugën e Sulajt të njësisë administrative të Dermenasit. Kjo rrugë është bërë gati për procesin e asfaltimit pas kryerjes së proceseve të mëparshme të nivelimit dhe mbushjes së gropave e zgjerimit të rrugës në segmente të caktuara.
Së shpejti banorët do të gëzojnë krahas infrastrukturës rrugore edhe lehtësirat e nevojshme që i japin hov zhvillimit të ekonomisë si dhe qarkullimit të automjeteve dhe banorëve drejt qytetit të Fierit./Tv Kombi/