Ballina Lajme Investimi në Kallm të Vogël dhe të Madh siguron cilësi jete më...

Investimi në Kallm të Vogël dhe të Madh siguron cilësi jete më të mirë për komunitetin.

3

Në sajë të punës së bashkisë së Fierit, morën zgjidhje shumë probleme të mbartuara ndër vite dhe të evidentuara pas ndarjes së re territoriale.

Një nga këto investime ka zgjidhur që pesë vjetëve më parë shqetësimin për banorët e fshatrave Kallm i Vogël dhe Kallm i Madh. I shtruar si një problem për zgjidhje, i përfshirë në planin e investimit të Bashkisë do të merrte fund problemi i tyre shumëvjeçar dhe tepër shqetësues i infrastrukturës rrugore.

Ky problem dhe gjendja e rënduar e këtij aksi rrugor kishte paralizuar lëvizjen e banorëve,ekonominë dhe investimet në bujqësi e blegtori. Përfundimi i zgjerimit të rrugës lidhëse Kallm i Vogël – Kallm i Madh dhe rikonstruksioni i rrugës Verri, u ka dhënë mundësinë sot që produktet e tyre bujqësore të mos mbesin vetëm në nivelin e konsumit familjar.

Ky investim siguron për komunitetin daljen e produkteve të treg në një kohë më të shpejtë dhe të garantuar për të shkuar drejt konsumatorit dhe tregjeve. Përmes këtij investimi sigurohet një akses i plotë dhe i shpejtë infrastrukturor që mundëson dhe një cilësi më e mirë jete./Tv Kombi