Ballina Vendi Investimet urbane në Fier, shtojnë hapësirat argëtuese për aktivitetet kulturore dhe sportive...

Investimet urbane në Fier, shtojnë hapësirat argëtuese për aktivitetet kulturore dhe sportive të fëmijëve!

4

 

f

Investimet urbane në qytetin e Fierit kanë shtuar hapësirat publike në dispozicion të banorëve.

Shëtitorja e krijuar përgjatë lumit Gjanica, pas rehabilitimit të tij, është shndërruar tashmë në pikë reference për organizimin e aktiviteteve të ndryshme për fëmijë.

Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi ndau sot pamje nga aktivitetet që organizohen përgjatë kësaj shëtitoreje, ku është krijuar një ansambël arkitekturor rekreativ dhe argëtues për fëmijët e çdo moshe.

“Investimet tona në qytet u shërbejnë në radhë të parë fëmijëve tanë. Kemi zhvendosur tashmë aktivitetet argëtuese edhe në anën tjetër të lumit Gjanica, duke krijuar kështu një ansambël arkitekturor rekreativ dhe argëtues për fëmijët e çdo moshe”, tha Subashi.

Investimet e kanë shndërruar lumin Gjanica në një nga asetet natyrore më të rëndësishme të zonës urbane të qytetit të Fierit, ndërsa në kuadër të këtij projekti u rikonceptua edhe sheshi qendror, i cili i mungonte qytetit