Ballina Vendi Investimet rrugore në qytetin e Fierit një premtim i mbajtur. Vazhdojnë me...

Investimet rrugore në qytetin e Fierit një premtim i mbajtur. Vazhdojnë me ritme të larta investimet në sistemin e brendshëm rrugor të qytetit.

3

Në çdo prononcim të tij kreu i bashkisë së Fieit z. Armano Subashi ka theksuar se investimi në rrugë mbetet prioritet i bashkisë.

Investimet rrugore në qytetin e Fierit një premtim i mbajtur Vazhdojnë me ritme të larta investimet në sistemin e brendshëm rrugor të qytetit të Fierit.

Në sajë të këtyre investimeve të kryera më parë është vënë re që ato kanë ndikuar jo vetëm në përmirësimin e jetës së banorëve, investimet në rrugë nga ky institucion kanë ndikuar dhe në zbutjen e trafiku rrugor.

Gati në të gjithë arteriet kryesore të qytetit investimet janë duke u kryer me standarde të mirë dhe me të gjitha parametrat bashkëkohorë.

Falë këtyre investimeve mund të thuhet se arteriet rrugore në Fier kanë ndryshuar pamje. Në çdo prononcim të tij kreu i bashkisë së Fieit z. Armano Subashi ka theksuar se investimi në rrugë mbetet prioritet i bashkisë.

Duket pranuar fakti që në vitet e fundit po shënohen ndryshime të mëdha në këtë drejtim. Prej disa ditësh investimet e bashkisë së Fierit kanë në fokus infrastrukturën e lagjes “8 Shkurti”.

Që në nisje të punimeve bashkia ka kërkuar mirëkuptim të banorëve pasi investimet që ishin planifikuar mund të krijonin edhe ndonjë problem, por të zgjidhshëm në lëvizjen e mjeteve motorike të kësaj zone. Pas studimit të kryer në mbi gjendjen aktuale të kësaj lagjeve është hartuar programi i punës që do të kryhet dhe që vazhdon me ritme të larta.

Një sërë rrugës në këtë zonë janë drejt finalizimit të investimit si në rikonstruksionin e rrugës “Maj Nito”, rikonstruksioni i rrugës “Ago Boriçi” në lagjen “8 Shkurti”. Po me parametra bashkëkohore është punuar në rrugën ‘Kujtim Majaci”, në lagjen “16 Prilli”.

Ky projekt parashikon ndërtimin e trotuareve, vendosjen e sistemit të ri të ndriçimit dhe gjelbërimit, duke e shndërruar këtë lagje në një nga zonat e urbanizuara të Fierit.

Synohet që investimet e kryera mes pallateve të lagjeve të ndryshme të qytetit të shndërrohen ne sheshe çlodhëse dhe të gjelbëruara. Në lagjen “Liri Gero” në një prej zonave të banuara të saj po shkohet drejt rehabilitimit gjendja aktuale. Vazhdon puna në shumë sheshe dhe rrugë të tjera të qytetit dhe njësive administrative.

Duke iu referuar projekteve të investimeve është finalizuar rehabilitimi i rrugës “Leon Rei”, një tjetër investim publik që do i kthejë imazhin urban një prej zonave më të vjetra të qytetit, duke lehtësuar njëkohësisht komunikimin me Muzeun Historik, gjimnazin “Janaq Kilica” dhe duke u dhënë vlerë disa prej ndërtesave historike të qytetit Fierit.

Investimet tashmë janë shndërruar nga brendia e qytetit, por edhe në zonat rurale. Kështu gati pesë vjet 5 vite më parë, me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare u realizua rikonstruksionin e plotë të rrugës Daullas-Grecalli-Mujalli.

Pas tri dekadash, më në fund banorët e kësaj zone patën mundësinë e një rruge me standard dhe mbylljen e një problemi jetik për ta.

Sot kjo rrugë, ashtu dhe si më shumë të tjerave, ka krijuar lehtësi në lëvizjen, komunikimin mes tre fshatrave, si dhe nxitjen e zhvillimit bujqësor e ekonomik të tyre.

Bashkia e Fierit synon jo vetëm të investojë dhe ri konstruktojë rrugët kryesore, por synon që të krijohen standarde edhe në rrugët e sheshet e lagjeve në qytet e fshat. Premtohet që qytetarët do ta prekin këtë komoditet infrastrukturor që nga pragu i shtëpisë së tyre.