Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit Taulant Balla së bashku me Kryetarin e Bashkisë Armando Subashi kanë parë sot nga afër punimet që po kryhen për rikonstruksionin e rrugës së Dërmënasit, pjesë e segmentit Fier-Seman.
Balla në fjalën e tij u shpreh se çdo rrugë e çdo lagjeje do t’i nënshtorhen procesit të rikualifikimit urban duke u dhënë kështu një tjetër pamje. “Rikualifikimi dhe rikonstrukturimi i çdo rrugice të çdo lagjeje është një premtim i mbajtur.
Çdo ditë po punohet që çdo lagje të marrë pamjen që meriton. Të gjitha rrugët e brendshme të fshatit Dërmënas do të asfaltohen duke i dhënë kështu pamjen e një qyteti. Ndërhyrja parashikon zgjerimin e rrugës, sistemimin e ujrave të zeza, trotuareve, gjelbërimin si dhe vendosjen e sistemit të ri të ndriçimit”, tha Balla./Tv Kombi/