Prej muajsh Evropa është goditur Inflacioni, por vendi që është goditur më shumë është Hungaria.
Edhe pse inflacioni pësoi rënie përgjatë muajit dhjetor dhe janar, sërish çmimet e ushqimeve në Evropë kanë vazhduar të rriten, sipas të dhënave nga Eurostat.
Inflacioni i çmimeve të ushqimeve në Bashkimin Evropian ishte 18.2 % dhe 16.2 % në eurozonë gjatë dhjetorit, që është një rënie e lehtë në krahasim me nëntorin mesatarisht. Por çmimet e disa artikujve ushqimorë bazë si sheqeri, djathi i qumështit dhe vezët, vajrat dhe yndyrnat janë ende në rritje.
Rritja më e lartë e çmimeve u pa në Hungari me afro 50%, ku pasohet nga Lituania me 33.5 %, e ndjekur nga Estonia me 30.8 për qind.
Ndryshimet më të ulëta të çmimeve u regjistruan në Luksemburg me 11.1 %, Irlandë 12.1 % dhe Qipro 12.2 %.
Gjashtë kategoritë e ushqimeve ku u regjistruan rritjet më të ndjeshme në vendet e BE-së ishin qumështi, vezët, sheqeri, vaji dhe yndyrat, gjalpi dhe vajrat e tjerë ushqimorë, që variojnë nga 30.2 % në 56.6 %.
(BalkanWeb)