Ballina Lajme Infermierja nga Elbasani shokon në “TikTok”, poston video me embrionin e abortuar

Infermierja nga Elbasani shokon në “TikTok”, poston video me embrionin e abortuar

0

Pamje të rënda janë regjistruar brenda spitalit të Elbasanit. Një e re, e identifikuar në rrjet vetëm me emrin Silvana ka publikuar video të rënda në*Tik-Tok* gjatë kryerjes së punës së saj në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Elbasanit.

Përveç fotove dhe videove nga salla e lindjes, ajo ka treguar embrionin e një foshnje pas abortit dhe më pas e ka fshirë. Pamjet janë të rënda dhe kanë marrë shumë kritika nga ndjekësit e të resë që vazhdon studimet në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, e cila më pas vendosi që t’i fshinte.Nuk dihet  shkaku i filmimit të këtyre pamjeve, që nuk mund të përdoren  për  qëllim edukativ, por thjesht tregojnë një fetus që hidhet në kosh, duke u tundur nga infermierja e ardhshme.