Ballina Rajoni Infektohet me linë e majmunit shqiptari në Greqi

Infektohet me linë e majmunit shqiptari në Greqi

1

Infektohet me linë e majmunit shqiptari në Greqi. Një 24-vjeçar, që jeton në Magnezi, është rasti i parë me linë e majmunëve në rajonin e Thesalisë.

I riu kishte skuqje të lëkurës javën e kaluar dhe fillimisht u referua në Spitalin e Përgjithshëm të Volos dhe më pas në Spitalin Universitar të Larisës ku iu nënshtrua analizave të nevojshme. Në të njëjtën kohë u mor një mostër e lezioneve të lëkurës, e cila u dërgua në një laborator special në Selanik.

Sipas mediave greke, 24-vjeçari fillimisht u shtrua në dhomën e presionit negativ në Infektiv si rast i dyshimtë dhe dje nga Laboratori i Selanikut erdhi konfirmimi se vuante nga lija e majmunit.

Shëndeti i tij po ecën pa probleme.