Ballina Lajme Social Indeksohen me 8.6% pensionet/ Do të përfitojnë mbi 760 mijë persona

Indeksohen me 8.6% pensionet/ Do të përfitojnë mbi 760 mijë persona

44

Mbi 767 mijë pensioniste do të përfitojnë indeksim të rritjes së ccmimeve për mallrat e shportës dhe shërbimeve. Vendimi u mor nga mbledhja e Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore e drejtuar nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete.

Sipas këtij vendimi, masa e indeksimit që llogaritet nga INSTAT, do te behet në masën 8.6% mbi pensionin bazë. Në bazë të këtij vendimi pensioni mesatar do të rritet në 18,794 lekë në muaj nga 17,306 Lekë që është aktualisht.

Indeksim në të njëjtën vlerë do të pësojë edhe pensioni social, që përfitohet nga personat rezidentë shqiptarë mbi moshën 70 vjeç, të cilët nuk kanë të ardhura. Nga kjo masë do të përfitojnë 2,499 persona, në shkallë vendi. Vendimi para se të hyjë në fuqi do të duhet të miratohet edhe nga Këshilli i Ministrave.

Parashikohet që pensionistët ta përfitojnë shtesën e indeksimit të pensionit që nga data 1 Tetor 2023.

Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2023 ishte 4,0 %, nga 8 për qind që ishte një vit më parë. Ndërsa ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2023, krahasuar me Korrik 2023 ishte 0,6 %.

Tv Klan