Ballina Lajme Incidenti në uzinën e Gramshit,Çuçi: Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetim ndaj...

Incidenti në uzinën e Gramshit,Çuçi: Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetim ndaj tyre, pajisjet dhe sjellja e tyre ngrenë dyshime

1

Ministri i Brendshëm Bledi Cuçi dhe ai I Mbrojtjes Niko Peleshi po mbajnë një konferencë për mediet në lidhje me dy incidentet në uzina e armëve në Gramsh dhe Poliçan ku u arrestuan, 2 rusë, një ukrainas dhe katër çekë.

Ministri Peleshi tha se ngjarja e Gramshit po trajtohet me seriozitet, ndërsa theksoi se sot nuk ka industri ushtarake aktive, uzinat janë vetëm për demontim.

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se pavarësisht se uzina e Gramshit është e deklasifikuar, nuk ka asnjë objekt për sekret shtetëror, sjellja dhe dhuna e të huajve ka bërë që prokuroria e Elbasanit të nis një hetim ndaj dy rusëve dhe ukrainasit që tentuan të hyjnë në uzinë.

Sipas tij sjellja e tyre dhe pajisjet që policia u sekuestroi janë objekt për tu vënë nën hetim.

“Për rastin e Gramshit ka një hetim që ka nisur dhe ka një procedim dhe akzuë nga Prokuroria e rrethit Elbasan. E kemi marrë me seriozitet dhe po hetojmë ngjarjen. Pavarësisht deklasifikimit të uzinave, prapë nga rrethanat se si kanë tentuar të hyjnë dhe pajisjet që kishin me vete dhe agresionit ndaj rojeve, ka bërë që këta persona janë marrë nën hetim. Po hetojmë të gjitha faktet dhe rrethanat. Patjetër ka shumë turistë që fotografojnë objekte të tilla. Do hetojmë deri në fund. Nuk ka vend për spekulime. E kemi në kontroll çdo gjë me këtë situatë. Pavarësisht se objekti është deklasifikuar nuk përben asgjë për sekret shtetëror po hetohet sjellja e tyre” tha Bledi Çuçi./abcnews.al/