Ballina Kulture Inagurohet në Galerinë e Arteve “Vilson Kilica” ekspozita e fotografit të mirënjohur...

Inagurohet në Galerinë e Arteve “Vilson Kilica” ekspozita e fotografit të mirënjohur nga Kumanova,Osman Demiri

5

Ne Galerinë e Artit, “Vilson Kilica”,Fier mbremjen e djeshme eshte inaguruar nje ekspozitë personale të fotografit të mirënjohur nga Komanova Osman Demiri, me teme “Çka mundet detaji Mundet Tërësia’’.

Ne fjalen e celjes se kesaj ekspozite ka folur drejtoresha e galerise Elenica Paloli :
“Ekspozita e Osman Demiri, vjen si vazhdimësi natyrale e konkursit ndërkombëtar të fotografisë Fokus,zhvilluar ne Galerine e Arteve Fier, ku ai bashkë me kolegët e tjerë ka qenë prezent prej shumë edicionesh si pjesëmarrës e organizator.

I lindur në vitin 1965, në trojet shqiptare te Maqedonise se Veriut, Osman Demiri, është shkolluar në Shkup për filologji, dhe specializuar për fotografi në shkollën “John Kaverdash school” në Milano, dhe në Universitetin e arteve audiovizuale “Kamera filmike”.

Ai është autor I dhjetra ekspozitave persoanle dhe në grup në vende të ndryshme të botës, rregjizor, drejtor fotografie, antar jurie, lektor i lëndës së fotografisë dhe bashkëpunëtor me shumë media audiovizive.

Në ekspozitën e fundit me fotografi Osman Demiri vjen si gjithnjë origjinal dhe dinamik. Ashtu siç shprehet dhe kritika mbi të: Te shumica e fotografive të kësaj ekspozite, ajo që shihet është vetëm një vij horizontale pa fund, është infiniti i tij artistik.

Deri këtu edhe mund të themi se kjo është e qartë, me formë dhe herë – herë me strukturë; shihet, njihen objektet si në kllapi.

Por ajo që i karakterizon këto fotografi janë imazhet e buta sureale përtej vijës, janë ngjyrat dhe strukturat magjike, është sfondi magjik që, njejtë si vija që shkon horizontalisht në pafundësi, ashtu imazhet e krijuara magjike, ngjyrat e përflakura dhe sfondi magjik shkojnë pafundësisht në thellësi, duke krijuar kështu dualitetin mes realitetit dhe epifanisë, ndarjen mes ëndrrës dhe zgjimit, vizuales dhe konceptuales.

Në këtë botë informacioni, Osman Demiri kërkon ekstremin, përkatësisht, me objektivin e tij e kondenzon këtë botë përplot informacione, shkon përtej realitetit të saj, duke kërkuar abstrakten në të zakonshme

Fotografi Osman Demiri ka dhene dhe nje interviste per kete ekspozite.