Ballina Lajme Ilir Meta paraqitet në SPAK

Ilir Meta paraqitet në SPAK

4

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar në zyrat e prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion ditën e sotme.

Meta është paraqitur në SPAK rreth orës 10:15, (22 shkurt 2023), ndërsa nuk dihen ende arsyet nëse ai është thirrur për të dëshmuar nga prokurorët, apo për të bërë ndonjë kallëzim të ri.

Teksa futej në godinën e SPAK, Meta ka thënë vetëm pak fjalë për mediet ku ka bërë të ditur se “pasi të mbaroj do të flas me ju në transparencë të plotë. Kam sjellë me dhjetëra denoncime këtu, me firmë, me vulë në SPAK, prandaj kam ardhur me shumë kënaqësi. I kam thirrur disa herë SPAK të veprojë kundër korrupsionit”.

Meta mund të jetë thirrur si person që ka dijeni qoftë për çështjen e inceneratorëve ku Partia e Lirisë ka bërë disa denoncime, nga ana tjetër ndaj tij ka gjithashtu disa kallëzime.

Ndaj Ilir Metës ka dy kallëzim nga ish deputeti Halit Valteri. Një kallëzim lidhur me lobimin në SHBA me vlerë 690 mijë USD, para këto të padeklaruara as në KQZ dhe as në ILDKP, dhe një tjetër për krijimin e një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave që rrjedhin nga korrupsioni dhe vjedhja e pasurive publike.