Ballina Lajme Ikën ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ja kush e zëvendëson

Ikën ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ja kush e zëvendëson

1

Tiranë- Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Youri Kim ndodhet në fund të mandatit.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka nisur procedurat e zëvendësimit.

Besohet që zëvendësi ambasadores Kim mund të jetë David Kostelanick.

Kostelanick është një njohës i mirë i çështjeve ruse.

David Kostelancik

Për momentin ai është drejtor në Zyrën për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ardhja e ambasadorit të ri konfirmohet nga një mesazh publikuar në Twitter prej Ministrisë së Punëve të Jashtme ku thuhet se “për të shmangur çdo spekulim mbi “heshtjen” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht.

Ndërkohë kjo ministri thekson që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente.

Fillimisht është DASH që i dërgon emrin për pëlqim Ministrisë së Punëve të jashtme dhe pasi të jetë dakordësuar emri propozuar nominohet për postin e ambasadorit nga Presidenti SHBA.

Por nuk përfundon këtu dërgimi ambasadorit të ri.

Kandidatura e nominuar duhet të paraqitet në senat nga ku zhvillohet një dëgjesë e më pas është senati që e miraton.

Kush është Kostelanick

David J. Kostelancik, është një anëtar karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, grada Këshilltar Ministër.

Ai filloi shërbimin e tij si këshilltar për politikën e jashtme të Shefit të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley, në gusht 2021.

Z. Kostelancik më parë shërbeu si Zëvendës Shef i Misionit, dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë, në Ambasadën e SHBA-së në Budapest në Hungari, ku ofroi udhëheqje dhe udhëzime politike për stafin e misionit prej më shumë se 350 personash. 

Detyrat e tjera në Departamentin e Shtetit përfshijnë si Drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Jug-Qendore dhesi Drejtor i Zyrës së Çështjeve Ruse, në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe Drejtor i Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit.

Më herët në karrierën e tij, ai shërbeu dy herë në Ambasadën e SHBA në Moskë, duke përfshirë një detyrë si Asistent Special i Ambasadorit Thomas Pickering, me përgjegjësitë për shtrirje në të gjithë Rusinë dhe shkrimin e fjalimeve. 

Detyra të tjera jashtë shtetit përfshijnë Misionin e SHBA në OSBE dhe Misionin e SHBA në NATO, duke u fokusuar në të dy misionet në bashkëpunimin e sigurisë me Rusinë, Ambasadën e SHBA në Tiranë, Shqipëri dhe Ambasadën e SHBA në Ankara, Turqi. 

Ai shërbeu gjithashtu në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke u përqëndruar në marrëdhëniet e SHBA me vendet e Evropës Qendrore.

Z. Kostelancik mori një diplomë Bachelor nga Universiteti Northwestern në Matematikë dhe Shkenca Politike, një diplomë Master nga Universiteti i Miçiganit në Studime Ruse dhe të Evropës Lindore, si dhe një diplomë Master Shkencor nga Kolegji Kombëtar i Luftës në politikën e sigurisë kombëtare.

Ai flet shumë mirë shqip, rusisht, hungarisht dhe turqisht. Ai dhe gruaja e tij janë prindër të tre djemve të rritur.