Ballina Lifestyle & Showbiz ‘Ik ore debil, Arbana s’të ftoi ty dhe llullën’, Luzi Ejlli i...

‘Ik ore debil, Arbana s’të ftoi ty dhe llullën’, Luzi Ejlli i kthehet keq komentueses

1

Dasma e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt, që u zhvillua dje në Toskana në Itali është kthyer në një nga temat më të komentuara në rrjet. Ajo që nuk kaloi pa u vënë re ishte pikërisht mungesa e Luizit dhe Kiarës në ceremoninë e çiftit.

Dasma e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt, që u zhvillua dje në Toskana në Itali është kthyer në një nga temat më të komentuara në rrjet. Ajo që nuk kaloi pa u vënë re ishte pikërisht mungesa e Luizit dhe Kiarës në ceremoninë e çiftit.

Nuk shkoi apo nuk ishte i ftuar? Kjo pyetje qarkulloi shpejt në rrjet dhe u kthye në temë për diskutim, që nxiti shumë komentues të shprehnin opinionin e tyre.
Mirëpo një nga ndjekëset e Luiz Ejllit në Instagram, nuk është treguar aq e kujdesshme në reagimin e saj dhe i ka shkruar këtij të fundit me ironi se as ai dhe as Kiara nuk ishin të ftuar në dasmë.Në komentin e saj, ajo i është drejtuar Kiara Titos duke e quajtur “llulla”.

Sakaq këngëtari, i cili ka lexuar komentin i është kthyer keq komentueses duke i thënë se nuk ka shkuar pasi ka qenë në New York me koncerte, duke e paralajmëruar që të ketë kujdes me fjalorin, pasi tashmë Big Brother ka mbaruar dhe mund t’i përgjigjet ashtu siç ajo e meriton në këtë rast.

Komenti: Ik ore debil se s’të ka ftuar as ty as llullën.

Luizi: Valeria, nuk ka arritur akoma koha e teletransportimit nga Neë York në Toscana. Gjithsesi, kujdes me fjalorin sepse ka mbaruar “BB” dhe mos më detyro të ta kthej siç e meriton.