Ballina Vendi Identifikohet gruaja e gjetur e vrarë në Shkodër

Identifikohet gruaja e gjetur e vrarë në Shkodër

3

Policia identifikon viktimën e gjetur në një zonë të pyllëzuar në afërsi të Shkodrës.

Policia citon se rreth orës 17:05, në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, në ByPass, në afërsi të një kanali, është gjetur pa shenja jete një Leze Qosaj (K) 37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër.

Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia saktëson se se më datë 18 .05.2022, motra e kësaj shtetasesje ka bërë kallzim në komisariatin e Policisë Shkodër, se më datë 08.05.2022, Leze Qosaj ishte largar nga banesa, pasi kjo shtetase jetonte në Dobrac, në banesën e motrës së saj. noa.al