SHKODËR- Identifikohet autori i vrasjes që ndodhi në Qafë Çelë të Pukës. I dyshuar është Martin Pergjini i shpallur në kërkim nga policia.
Pjetër Kola, 44-vjeç nga Lezha ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës.
Rreth orës 18:00 ai u paraqit i plagosur me armë zjarrinë qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës.
Kola është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore më të specializuar, por nuk mbijetoi dot.
Po punohet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.