Ballina Lajme Identifikohen shqiptarët e ekzekutuar mbrëmë në Nea Zmirni të Athinës

Identifikohen shqiptarët e ekzekutuar mbrëmë në Nea Zmirni të Athinës

1

Dy shqiptarët që u vranë mbrëmë në Athinë janë identifikuar. Mësohet se viktimat janë Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç, që mori dy plumba në kokë dhe Armando Organja, 44 vjeç, i cili mori dy plumba një një gjoks dhe një në bark.

Policia po heton lidhur me autorët. Deri tani dyshimet janë për larje hesapesh. Duket se 44-vjeçari Ogranja kishte edhe më parë kërcënime. Kjo pasi kohët e fundit ai ndërronte lokale dhe mjete shumë shpesh. Ndërkohë për 41-vjeçarin Çercizaj dihet se ka qenë kontigjent krimi për çështje droge dhe vepra të vogla penale.