Sulmi me armë zjarri që ndodhi sot në rrugën Fier-Vlorë, la të vdekur dy meshkuj në moshë të re.
Policia tha se nga verifikimet paraprake dyshohet se kanë mbetur të vrarë shtetasit G(Sh). L., 37 vjeç dhe H. Xh., 34 vjeç.
Noa.al konfirmon se kanë mbetur të vrarë shtetasit Geno (Shpati) Lena 37 vjeç dhe Hakim Xhezo 34 vjeç, që të dy nga Vlora.
Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive hasmërie.
Dy të rinjtë ndodheshin në këtë makinë që shihni në foto, një Mercedes Benz B-Class dhe teksa ishin në lëvizje, afër Panajasë, u qëlluan me breshëri armësh automatike tip Kallashnikov nga disa persona nga një tjetër makinë në lëvizje.
Sakaq bëhet e ditur se automjeti i gjendur i braktisur dhe i djegur, pas verifikimit rezulton të jetë me targa të huaja italiane.