Orë të tëra agoni në Aosta, në veri të Italisë , pasi tre alpinistë janë zhdukur pasi një ortek ka rënë gjatë stërvitjes pasditen e së enjtes.
Sipas agjencisë Ansa , instruktori 49-vjeçar arriti të mbijetonte, të zbriste në luginën e Aosta dhe të kërkonte ndihmë.
Menjëherë ka nisur operacioni i kërkim-shpëtimit nga ekipet italiane dhe franceze, por puna është pezulluar pa sukses në perëndim të diellit dhe do të rifillojë nesër në dritën e parë.
Nisur nga kushtet atmosferike që mbizotërojnë në zonë, shpresat për gjetjen e alpinistëve të gjallë janë të ulur.
Sipas raportimeve bëhet fjalë për një 39 vjeçar, një instruktor skish 44 vjeç dhe një ekonomist 37 vjeç.