Ballina Bota I riu nga Turqia shpëtohet pas 133 orësh nën rrënoja,ja si arriti...

    I riu nga Turqia shpëtohet pas 133 orësh nën rrënoja,ja si arriti të mbijetonte…

    2

    Baris Kuzucuoglu i cili u nxor i gjallë nga rrënojat e ndërtesës pas 133 orësh tha se mbijetoi duke konsumuar një pije të gazuar.

    Shtëpia e tij në lagjen Besni të Adiyaman ishte një ndër mijëra objekte që u shkatërruan në Turqi pas tërmetit të fuqishëm të së hënës.

    Kuzucuoglu, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, tha se ishte duke luajtur PlayStation gjatë kohës kur ndodhi tërmeti.

    Ai tha se kishte me vete 1 litër pije të gazuar dhe se kishte pirë për aq kohë sa ishte në rrënoja.
    “Unë mbijetova duke pirë pije të gazuar”, tha ai.

    foto galeri
    foto galeri
    foto galeri