Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bosnjë-Hercegovinë, ku një nxënës i mitur ka qëlluar me armë zjarri në shkollën fillore në Llukavac afër Tuzllës të.
Mësohet se nga të shtënat ka persona të lënduar, teksa kryetari i komunës së Lukavacit, Edin Deliç deklaroi se të plagosurit nuk janë fëmijë.
“Në mesin e tyre nuk ka fëmijë, prandaj kërkoj nga prindërit që mos të panikojnë. Autori është fëmijë i mitur dhe është arrestuar menjëherë. Një ditë e vështirë”, ka thënë Deliç në Facebook