Ballina Lajme Kronike I mituri aksidenton për vdekje 63-vjeçarin në Lezhë

I mituri aksidenton për vdekje 63-vjeçarin në Lezhë

1

Një 14-vjeçar ka aksidentuar për vdekje një 63-vjeçar në Lezhë teksa ky i fundit po lëvizte me motoçikletë.

Shtetasi i mitur me inicialet P.M, duke drejtuar automjetin në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë e Re, ka aksidentuar shtetasin F. L. 63 vjeç.  Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës.

I mituri është shoqëruar në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale bazuar procedurës standarte të punës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur”. Thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/