Një i moshuar është vrarë në mënyrë barbare nga një 52-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Cagliari, Itali. Sipas mediave italiane, viktima 75-vjeçar, i ka kërkuar qiramarrësit të tij t’i shlyer disa qira të prapambetura, shkak ky që mendohet se ka çuar në një përplasje fizike mes tyre.
Pas sherrit autori e ka goditur atë disa herë më një kaçavidë, duke e lënë të vdekur në vend.
Ka qenë vajza e viktimës e cila ka sinjalizuar policinë, pasi nuk po arrinte të komunikonte me të atin. Pasi policia ka mësyrë në shtëpinë e të moshuarit, e ka gjetur atë të pajetë.
Sakaq, autori ka rënë në pranga.