Një grua 49-vjeçare iu nënshtrua një operacioni në klinikën Mangiagalli në Poliklinikën e Milanos për të hequr një tumor 42 kilogramë.
Gruaja, në fillim të vitit 2022 kuptoi se kishte filluar të shtonte peshë. Në fillim ajo nuk e vuri re, por më pas nga 78 shkoi në 120 kilogramë.
Kështu ajo bëri disa kontrolle dhe pas një vizite gjinekologjike ajo zbuloi se shkaku i shtimit të peshës ishte një tumor ovarian i rritur jashtëzakonisht.
U deshën katër orë në sallën e operacionit për të hequr masën. Pas disa ditësh shtrimi në spital, Rachele është kthyer në shtëpi, ku do të vazhdojë kontrollet për patologjinë e saj.
Tumori së bashku me mbetjet e tij, peshonin rreth 42 kg, një dukuri shumë e rrallë. Pacientja e përballoi shumë mirë operacionin dhe ka dalë në gjendje të mirë shëndetësore citon Sky.
/rtsh.al/