Ballina Bota I dyti në 5 ditë/ Një tjetër gazetar ndërron jetë në Kupën...

    I dyti në 5 ditë/ Një tjetër gazetar ndërron jetë në Kupën e Botës

    1

    Vetëm disa ditë pas ndarjes nga jeta të gazetarit amerikan Grant Wahl, i cili po mbulonte Kupën e Botës, në Katar, një tjetër fatkeqësi ka ndodhur në radhët e medias.

    Siç raportohet nga mediat vendase, fotoreporteri Khalid al-Misslam i kanalit televiziv vendas “Al Kass” është gjendur i pajetë ditën e djeshme, në shkaqe ende të pashpjegueshme.

    Vdekja e tij u njoftua në kanalin zyrtare në “Twitter”, të “Al Kass” dhe gjithashtu u raportu nga Gulf Times, ku ashtu si për gazetarin amerikan u tha se fotoreporteri vdiq, duke mbuluar Kupën e Botës. /i.m /abcnews.al